“Bukëpërmbysës e irritues”/ LDK-ja i reagon njeriut të afërt të Kurtit me këto pamje

Aktuale

“Bukëpërmbysës e irritues”/ LDK-ja i reagon njeriut të afërt të Kurtit me këto pamje

Nga: A.Zh Më: 20 qershor 2021 Në ora: 11:16
Lumir Abdixhiku

Një deklaratë e Admir Mollës, njeri i afërt i Albin Kurtit në SHBA, se Amerika nuk duhet të përzihet në punët e brendshme të Kosovës, ka nxitur reagimin edhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Bajram Gecaj nga LDK-ja, ka thënë se një deklaratë si kjo, është veprim skajshmërisht bukëpërmbysës e irritues, përcjell Bota sot.

“T’i thuash Amerikës se nuk guxon të përzihet në çështjet e brendshme të Kosovës është sa papërgjegjësi ekstreme e mungesë intelekti, aq edhe një veprim skajshmërisht bukëpërmbysës e irritues!

Pa Amerikën nuk do të ishim aty ku jemi sot dhe nuk do të shkojmë atje ku synojmë nesër!”, ka shkruar Gecaj në një postim në Facebook.

Ai ka publikuar edhe një fotografi të ish-presidentit Ibrahim Rugova me ish-homologun e tij amerikan Bill Clinton./BS

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat