Petkoviq e quan arrogancë të institucioneve refuzimin e hyrjes së Udoviçiq

Aktuale

Petkoviq e quan arrogancë të institucioneve refuzimin e hyrjes së Udoviçiq

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 11:47
Petar Petkoviq

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, e ka quajtur arrogancë të institucioneve të Kosovës, vendimin për të mos e lejuar hyrjen e Ministrit të Sportit të Serbisë, Vanja Udoviçiq.

“Lidhur me qëndrimin e tij në Kosovë u njoftua zyrtarisht në përputhje me të gjitha marrëveshjet dhe procedurat, por përkundër sa, Prishtina në mënyrë të njëanshme dhe arbitrare vendosi të mos e lejojë vizitën”.

“Njoftimi na ka ardh mbrëmë vonë”, është shprehur Petkoviq.

“Refuzimi i fundit tregon të gjithë arrogancën e autoriteteve të Prishtinës, të cilat hedhin poshtë çdo lloj bashkëpunimi, dialog dhe marrëveshje, por edhe paaftësinë e Bashkimit Evropian për të garantuar respektimin e marrëveshjeve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat