Edhe Blerim Latifi kritikon PDK-në

Aktuale

Edhe Blerim Latifi kritikon PDK-në

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 14:30
Blerim Latifi

Ish-këshilltari i Kadri Veselit dhe njëherit filozofi Blerim Latifi, ka kritikuar Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe konventën e kësaj të fundit për ta zgjedhur kryetarin e ri.

Me anë të një shkrimi në Facebook, Blerim Latifi ka shkruar se procesi i zgjedhjes së kryetarit të ri të partisë demokratike, mund të jetë gjithçka, përveçse demokratik

“Procesi i tanishëm i zgjedhjes së kryetarit të ri të PDK-së mund të jetë gjithçka tjetër, veç jo proces demokratik, sepse proceset zgjedhore demokratike nuk bëhen kështu, duke u ngutuar, duke improvizuar një konventë zgjedhore sa për sy e faqe, duke vendosur sot për të zgjedhur nesër një kryetar të ri, mbi bazën e anëtarëve të një konvente të vjetër”, ka shkruar ai.

Tutje Latifi ka thënë se PDK mund të ringrihet duke mbledhur energji të re nga baza.

“Një parti që ka rënë për tokë, mund të ringrihet duke mbledhur energji të re nga baza, e jo duke improvizuar procese të rrjeshme demokratike të kontrollit mbi atë që ka mbetur nga e kaluara e lavdishme. Dikur njerëzit bënin turr të hynin në PDK, sepse ajo kishte pushtet, ndërsa sot ajo mund të bëhet atraktive për njerëz që kanë vlera, vetëm nëse ajo i bindë ata se vërtet aty respektohen vlerat dhe proceset demokratike, e jo forca e klaneve dhe e kumandirëve. Mënyra se si është vendosur konventa e 3 korrikut, nuk lë shumë për të besuar se ky leksion është marrë parasysh”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat