Kapen rreth 5 ton duhan i kontrabanduar në Mitrovicë, publikohen pamjet

Aktuale

Kapen rreth 5 ton duhan i kontrabanduar në Mitrovicë, publikohen pamjet

Nga: Bota sot Më: 26 qershor 2021 Në ora: 07:00
Pamje nga videoja

Mitrovicë, 26 qershor 2021 njësit e Doganës kanë realizuar një operacion gjatë të cilit janë kapur sasi e konsiderueshme e duhanit.

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës me qëllim të luftimit të kontrabandës se mallrave përmes rrugëve ilegale kane kryer një Operacion të suksesshëm në regjionin e Mitrovicës, pas pranimit të informatave përmes rrugëve operative. Me ketë rast është arritur të identifikohet dhe ndalohet një kamion i cili ishte duke transportuar mallra të kontrabanduara (Duhan i Papërpunuar) në sasi prej 5,000 Kg.

Vlera e këtij malli është 13,000 Euro dhe shmangiet në vlerë prej 3,784 Euro, mirëpo në rast se ky mall do te arrinte të kontrabandohej në territorin e Republikës së Kosovës dhe te përpunohej shmangiet nga detyrimet Doganore do ti ishin rreth 210,000 mijë Euro.

Image
Duhan i gjetur

Lidhur me ketë rast është njoftuar Prokuroria Themelore në Mitrovice dhe me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është duke u intervistuar.

Dogana fton qytetarët që të lajmërojnë rastet e kontrabandës dhe korrupsionit përmes telefonatave pa pagesë në 0800 50095 sepse vetëm së bashku mund të luftojmë dukuritë negative.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat