Ky është vendimi i Gjykatës për vrasësin që tronditi Gjilanin, pasi ia nguli thikën 15 centimetërshe në qafë 40 vjeçarit

Aktuale

Ky është vendimi i Gjykatës për vrasësin që tronditi Gjilanin, pasi ia nguli thikën 15 centimetërshe në qafë 40 vjeçarit

Më: 26 qershor 2021 Në ora: 13:48
Pamje nga Gjilani

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit për t’i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit B.Z.

Sipas dyshimeve të bazuara të Prokurorisë, i dyshuari më datë 24 qershor të këtij viti në kafiterinë “VivaLa” në Gjilan, me dashje e ka privuar nga jeta të ndjerin I.C., pas një mosmarrëveshje verbale.

“Ekziston dyshimi i bazuar se më datë 24.06.2021, në kafiterinë ‘’VivaLa’’, në Gjilan, i pandehuri B. Z., me dashje ka privuar nga jeta të ndjerin I. C., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje verbale, me thikë i ka shkaktuar plagë prerëse, shpuese të madhësisë mbi 15 cm në qafë, ku për shkak të plagëve të marra, i njëjti ka ndërruar jetë. Me këto veprime, i pandehuri B. Z. dyshohet se ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë” vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Për veprën e lartcekur, parashihet dënim nga 10 vite burg deri në dënim me burg të përjetshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat