Zbulohet plani me të cilin Serbia po tenton të marrë lidershipin, ja si po përjashtohen shtetet mike të Kosovës

Aktuale

Zbulohet plani me të cilin Serbia po tenton të marrë lidershipin, ja si po përjashtohen shtetet mike të Kosovës

Nga: A.Morina Më: 29 qershor 2021 Në ora: 19:39
Edi Rama, Aleksandër Vuçiq dhe Zoran Zaev

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, për të diskutar në lidhje me“Mini Shengenin” Ballkanik.

Këtë gjë nuk e ka mirëpritur, drejtori ekzekutiv i Institutit EPIK, Demush Shasha i cili tha se përmes “Mini-Shengenit”, po synohet konsolidimi i ndikimit të Serbisë në Ballkan, transmeton “Bota sot”.

Shasha përmendi edhe tri dallimet në mes iniciativës së BE-së për “Tregut të Përbashkët Rajonal” dhe idesë së Rama-Vuçiq-Zaev për “Mini-Shengenin”.

Postimi i plotë

Ka së paku tre dallime thelbësore në mes iniciativës së BE-së për “Tregut të Përbashkët Rajonal”, në kuadër të procesit të Berlinit, dhe idejes së Rama-Vuçiq-Zaev për “Mini-Shengenin”.

E para vendos në lidership Gjermaninë, e dyta vendos Serbinë.

E para përfshinë të gjitha shtetet mike të Kosovës dhe zvogëlon rolin e Serbisë, e dyta i përjashton të gjitha shtetet mike të Kosovës dhe rrit rolin e Serbisë.

E para ka synim integrimin në BE-në, e dyta ka synim konsolidimin e ndikimit të Serbisë në Ballkan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat