E zbulon Shkodran Imeraj: Serbët zyrtarisht ortodoksinë e kanë pranuar nga shqiptarët

Aktuale

E zbulon Shkodran Imeraj: Serbët zyrtarisht ortodoksinë e kanë pranuar nga shqiptarët

Nga: A.M. Më: 29 qershor 2021 Në ora: 22:45
Shkodran Imeraj

Gjatë ditës së djeshme në Gazimestan, u mblodhën serbët për të shënuar Betejën e Kosovës apo ndryshe si njihet Vidovdanin.

Gjatë këtij shënimi pati edhe persona që u arrestuan nga Policia e Kosovës, të cilët tentuan të provokojnë.

Përkundër që serbët e festojnë këtë ditë, historia thotë krejt diçka tjetër.

Këtë e ka shpjeguar Kryetar i lidhjes së historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, Shkodran Imeraj.

Ai ka thënë se Beteja e Kosovës e ka qenë disfata me e madhe që e ka pësuar aleanca ballkanike anti osmane, dhe kjo nuk mund të festohet si fitore e serbeve..

Imeraj ka shtuar se kjo është vetëm një mit dhe tentim për të falsifikuar historinë.

“Historia, nuk mund të shtrembërohet mbi Betejën e Kosovës të vitit 1389. Beteja e Kosovës e 28 qershorit të vitit 1389, ka qenë disfata me e madhe që e ka pësuar aleanca ballkanike anti osmane e përberë nga princat ballkanas si dhe nder fitoret me të mëdha që ka shënuar Perandoria Osmane në shekullin XIV.Pra, humbja e aleancës ballkanike karshi forcave osmane, të festohet si fitore nga serbët, të cilët kanë qenë pakicë ushtarake në këtë aleance, nuk është asgjë tjetër së vetëm një mit dhe tentim për të falsifikuar historinë”, thuhet në deklaratën e Imerajt.

Gjithashtu, ai ka potencuar se serbet zyrtarisht ortodoksinë e kanë pranuar nga shqiptarët dhe se manovrat e tyre për të shndërruar Kosovën si “toke të shenjtë serbë” nuk qëndron.

“Manovrat e tyre për të shndërruar Kosovën si “toke të shenjtë serbë” nuk qëndron, ngase serbet zyrtarisht ortodoksinë e kanë pranuar nga shqiptarët, të cilët në masë të madhe ishin të përkatësisë fetare ortodokse, ngase pjesa me e madhe e tokave shqiptare pas vitit 1054, kur ndahet kisha në dy rite, në atë katolike - perëndimore dhe në atë ortodokse - lindor, i kanë takuar kishës lindor, ngase ishin në administrimin e Perandorisë Bizantine, perandori e cila si fe zyrtare e kishte ortodoksinë. Historia serbë është e ndërtuar mbi mite dhe gënjeshtra. Ata, si popull gjithnjë kanë qenë uzurpator dhe si të tillë sillen qysh nga shekulli VII, kur kanë ardhur në Ballkan si fise barbare”, ka deklaruar Imeraj, transmeton “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat