Demush Shasha: Minishengeni dublim i procesit të Berlinit

Aktuale

Demush Shasha: Minishengeni dublim i procesit të Berlinit

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 14:32
Demush Shasha

Analisti nga Kosova, Demush Shasha tha për Euronews Albania se Minishengeni është dublim i procesit të Berlinit, dhe si i tillë ka zëvendësuar Gjermaninë me Serbinë.

Sipas z. Shasha, fakti që në Minishengen, tre shtetet; Shqipëria, RMV dhe Serbia kanë përjashtuar vendet e BE, tregon se rolin udhëheqës, natyrshëm do e ketë Serbia, si shteti më i madh dhe më i fuqishëm.

Në këtë kuadër, për z. Shasha ky forum nuk e kalon testin e nevojshëm politik që Kosova t’i bashkohet.

“Me Minishengenin, Rama, Vuiçiç dhe Zaev kanë përjashtuar të gjithë miqtë e Kosovës, vendet e BE nga ky forum. Pra, rolin udhëheqës natyrshëm do e ketë Serbia, si shteti më i madh dhe më i fuqishëm. Kosova nuk ka pse zëvendëson Berlinin me një forum ku fjalën kryesore e ka Serbia. Nuk e kalon testin e nevojshëm politik që Kosova t’i bashkohet. Procesi i Berlinit ka siguruar mekanizma, çfarëdo mekanizmi tjetër është tentativë për ta penguar”, u shpreh analisti.

Teksa e cilësoi Minishengenin një projekt që nuk ka respektuar parimet bazë të gjithëpërfshirjes dhe si një projekt që nuk ka asnjë cent për të mbështetur ndërmarrjen e kësaj iniciative, analisti u shpreh se sipas tij, Kosova nuk duhet të marrë pjesë dhe duhet ta kundërshtojë këtë iniciativë, të cilën siç tha edhe vetë, tre liderët që e nisën nuk e besojnë më.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat