Dy rrenat për Kurtin, njëri nga ish-kryetari i një komune dhe tjetri nga gazetari, fansi i madh i Albinit

Aktuale

Dy rrenat për Kurtin, njëri nga ish-kryetari i një komune dhe tjetri nga gazetari, fansi i madh i Albinit

Nga: N.Sh Më: 30 qershor 2021 Në ora: 16:27
Albin Kurti

Profesor dr. Enver Bytyçi ka reaguar përmes një postimi në Facebook, për shkak të disa lajmeve të pavërteta që po shpërndahen në rrjetet sociale për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Bytyçi thotë se një ish-kryetar komune në Kosovë, kundërshtar i Kurtit ka postuar një lajm të rrem kinse Ismail Kadare ka thënë se Kurti është kthyer në vrasës të shpresës së Kosovës.

Sipas tij, të besosh në këtë rren duhet të jesh mbushur me urrejtje.

Derisa, ai ka reaguar edhe ndaj një gazetarit që ka postuar nj shkrim të rrem sipas tij, të Sebastian Kurz, i cili thuhet se ka deklaruar se nuk ka njohur udhëheqës më të zgjuar se Kurti.

Edhe për këtë thotë se, t’i besosh kësaj duhet të jesh i verbër.

Reagimi i plotë:

Një mik i imi, ish-kryetar komune në Kosovë, është gjithashtu kundërshtar politik i Albin Kurtit. Ndaj dhe ka ripostuar një rrenë të madhe të një portali që shkruante: -Ismail Kadare "Albin Kurti është kthyer në vrasës të shpresës së Kosovës". T'i besosh kësaj rrene duhet të jesh mbushur me urrejtje. Dhe urrejtja vret më së pari bartësin e saj.

Ndërsa një mik tjetër i imi, gazetar i njohur, është fans i madh i Albin Kurtit. Prandaj dhe ky beson rrenën tjetër po aq të madhe kur riposton lajmin e rremë se Sebastian Kurz paska thënë: "Nuk kam njohur ndonjë udhëheqës tjetër më të zgjuar se Albin Kurti"! T'i besosh edhe kësaj rrene, duhet të jesh i verbër!

Seleksiononi lajmet e rreme, miqtë e mi, se nesër nuk do t'ju besojë askush!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat