A po mban anë Stavileci? Publikon fotografi me Krasniqin dhe Ismailin

Aktuale

A po mban anë Stavileci? Publikon fotografi me Krasniqin dhe Ismailin

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 10:28
Blerand Stavileci, Memli Krasniqi dhe Uran Ismaili

Blerand Stavileci nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka publikuar një fotografi së bashku me Memli Krasniqin dhe Uran Ismailin, duke i quajtur dy kryetarët.

Në një postim në Facebook, Blerand Stavileci, ka publikuar një fotografi ku shihet së bashku me Memli Krasniqin dhe Uran Ismailin.

Ai i ka quajtur ata kryetarë, pasi siç dihet Krasniqi ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të PDK’së dhe Ismaili kandidaturën për kryetar të Prishtinës.

“1 vend, 1 qytet, 1 qeveri, 1 parti, 1 shkollë, 1 gjimnaz, 1 klasë, 1 bankë, … por 2 kryetarë. Qofshi fatbardhë në rrugëtimet e reja të guximshme”, ka shkruar ai.

Stavileci duket se me anë të këtij postimi ka marrë anë dhe ka dalë në mbështetje të Krasniqit.

PDK mban zgjedhjet me 3 korrik, ku do të zgjidhet kryetari i ri. Deri më tani kandidati zyrtar për të parin e partisë është Memli Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat