Deklarata befasuese për Serbinë/ Gazetari shqiptar i reagon Abazoviqit, ka një vlerësim për Kurtin

Aktuale

Deklarata befasuese për Serbinë/ Gazetari shqiptar i reagon Abazoviqit, ka një vlerësim për Kurtin

Nga: A.Zh Më: 1 korrik 2021 Në ora: 20:38
Çim Peka dhe Albin Kurti

“Mali i Zi nuk ka ndonjë vend më të afërt se sa Serbia, dhe problemet akute që ekzistojnë ose janë të imponuara nga dikush tjetër, duhet të tejkalohen në mënyrë që të kuptojmë se sa më shpejt që arrijmë një bashkëpunim vëllazëror, aq më mirë do të jetë për qytetarët e të dy vendeve”. Kjo është deklarata e zëvendëskryeministrit shqiptar në Mal të Zi Dritan Abazoviq, që ka nxitur reagimin e gazetarit shqiptar Çim Peka.

Ai ka akuzuar Abazoviqin dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama, si drejtues “pro-serbë”, përcjell Bota sot.

Peka ka vlerësuar se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është “kristal” në aspektin kombëtar.

Reagimi i tij në Facebook:

Kurrë shqiptarët në rajon nuk kanë pas në krye të punëve të tyre drejtues më pro-serbë se këto kohë.

Kryeministri shqiptar na e sjell Vuçiqin në Durrës si lider human që ka ardhur të ndihmojë në zonat e prekura nga tërmeti, ky fëmija që një herë thotë jam serb e një herë shqiptar, e paska këput malli për Serbinë.

Për fat dhe mençuri politike të shqiptarëve të Kosovës, së paku në aspektin kombëtar Albin Kurti është kristal!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat