​Tahiri: Memli Krasniqi njeriu i duhur për ta drejtuar PDK-në

Aktuale

​Tahiri: Memli Krasniqi njeriu i duhur për ta drejtuar PDK-në

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 11:46
Ish-anëtari i Kryesisë së PDK-së, Abelard Tahiri

Ish-anëtari i Kryesisë së PDK-së, Abelard Tahiri është shprehur optimist se konventa zgjedhore do të jetë pikënisje e rëndësishme që PDK-ja t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Gjatë pauzës së konventës, Tahiri tha se PDK-ja e udhëhequr nga Memli Krasniqi do të bëjë ndryshime në Kosovë.

Tahiri: Kjo konventë zgjedhore do ta nxjerr partinë edhe më të fortë

“Sot po hymë jashtëzakonisht të konsoliduar në këtë proces, kjo konventë zgjedhore do ta nxjerr partinë edhe më të fortë. Jemi të bindur se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, kurdo që do të mbahen kjo do të jetë pikënisje e rëndësishme se ne do t’i fitojmë ato zgjedhje”, tha ai.

Megjithëse është vetëm një kandidat për kryetar të partisë, Tahiri, i cili është edhe shef i grupit parlamentar të PDK-së tha se këto zgjedhje janë demokratike dhe se mundësitë për të kandiduar e kanë pasur të gjithë.

Tahiri: Memli Krasniqi do të jetë njeriu i duhur që do ta drejtojë PDK-në

“Dëshira, vullneti dhe guximi i Memli Krasniqit për të hyrë në një proces të tillë është një ikurajim i madh për të gjithë ne. Gjitha strukturat e PDK-së dhe ne jemi të bindur se Memli Krasniqi do të jetë njeriu i duhur që do ta drejtojë PDK-në vitet e ardhshme dhe dekadën e ardhshme. Një parti e udhëhequr nga zotëri Krasniqi do të bëjë ndryshime në Kosovë”, tha ai.

I pyetur për rolin e ish ambasadorës Vlora Çitaku në lidershipin e ri, Tahiri tha se rikthimi i saj është i natyrshëm.

Tahiri: Çitaku do të jetë pjesë e lidershipit të partisë

“Zonja Citkau gjithmonë ka qenë pjesë e PDK-së, rikthimi në shtëpinë e saj është i natyrshëm dhe do të jetë pjesë e lidershipit të partisë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat