​Krasniqi: Ju më besuat për të çuar tutje rrugën në hapat e Thaçit e Veselit

Aktuale

​Krasniqi: Ju më besuat për të çuar tutje rrugën në hapat e Thaçit e Veselit

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 14:17
Konventa e PDK-së

Kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është zotuar para delegatëve se do të punojë pandalshëm dhe se do të bashkëpunojë me secilin nga anëtarët. Ai ka pohuar se do të ketë shumë sfida dhe pengesa, por sic tha ai, me energjinë që kanë do t’ia dalin që t’i tejkalojnë të gjitha.

Krasniqi pas votimit ka thënë se nga sot do të vazhdohet rrugëtimi i përbashkët në hapat e Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

Krasniqi: Ju sot sapo më m’veshët me besimin që ua kërkova

“Ju sot sapo më m’veshët me besimin që ua kërkova për të vazhduar rrugëtimin e përbashkët e për të çuar tutje rrugën në hapat e dy liderëve tonë Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, por edhe të Enver Hoxhaj... Përtej vetëm një mandati kërkova besimin tuaj dhe do t’ua shpërblejë me punë e përkushtim të pandalshëm, me bashkëpunim me secilin anëtar të PDK-së, pro edhe me gjithë ata qytetarë të vendit tonë që duan t’i bashkohen PDK-së për një të ardhme më të mirë por edhe për shtetin tonë”, ka deklaruar Krasniqi.

Ai tha se e njeh mirë shpirtin e partisë por edhe vullnetin që buron nga secili anëtar i PDK-së, kështu sipas tij do t’ia dalin në vazhdim e rrugëtimit.

469 delegatë të Konventës së dhjetë zgjedhore të PDK-së e zgjodhën Krasniqin të parin e partisë. Ndërsa shtatë delegatë ishin kundër zgjedhjes se tij për kryetar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat