PDK në darkë pas Konventës

Aktuale

PDK në darkë pas Konventës

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 20:44
PDK

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, pas Konventës së jashtëzakonshme që ka mbajtur sot Partia Demokratike e Kosovës me anë të së cilës e zgjodhi Memli Krasniqin si kryetar, është takuar me tashmë kryetarin e kësaj partie dhe figura të tjera të rëndësishme duke thënë se kjo ditë ishte e rëndë por e domosdoshme për ecjen përpara për PDK-në.

Tutje, Lladrovci shkruan se “shokët na mungojnë por ata nuk presin nga ne të ligemi”, duke asocuar në ish-presidentin Hashim Thaç dhe ish-kryetarin e PDK-së, Kadri  Veseli.

“Energjia e PDK-së, është e njohur për secilin që merret seriozisht me vlerat, kontributin dhe synimet e partive politike në vend, për kontributin e personaliteteve të saj gjatë shekullit të shkuar për çlirim dhe këto 22 vjet për shtetin dhe kombin”, ka shkruar Lladrovci në llogarinë e tij në Facebook.

Lladrovci thotë se i pret punë e madhe dhe rikthim i fuqishëm në zgjedhjet lokale, ku sipas tij, duke i konfirmuar kauzat e lidhura ngushtë me interesin qytetarë të Kosovës.

“Këtë mund ta arrijmë vetëm të bashkuar, ashtu sikur ishim sot në Konventë. Suksese Memli. Faleminderit prof. Enver. Na priftë e mbara”, është shprehur Lladrovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat