Filluan punimet për ndërtimin e shtatores së presidentit të SHBA-ve Joe Biden

Aktuale

Filluan punimet për ndërtimin e shtatores së presidentit të SHBA-ve Joe Biden

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 13:33
Ferizaj

Në nderim të përvjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Sojevë të Ferizajt, pranë kampit “Bondsteel” është bërë inaugurimi i punimeve në projektin: “Hapësirat e gjelbra dhe shtatorja e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden” .

Në këtë aktivitet të rrjetit të organizatave joqeveritare “Avonet” po marrin pjesë pjesëtarë të KFOR-it Amerikan nga kampi “Bondsteel” si dhe qytetarë të Ferizajt.

Projekti që do të jetë financim i qytetarëve dhe bizneseve ferizajase pritet të kushtojë mbi 600 mijë euro.

Paraprakisht pjesëmarrësit bënë homazhe tek obelisku në nderim të birit të presidentit amerikan Joe Biden, Beau Biden.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat