Ministri Peci nuk po i ndahet Mitrovicës javën e fundit! A po kandidon për Kryetar nga VV-ja?

Aktuale

Ministri Peci nuk po i ndahet Mitrovicës javën e fundit! A po kandidon për Kryetar nga VV-ja?

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 16:01
Faton Peci

Supozimet se Ministri i Bujqësisë, Faton Peci nga Lista GUXO është kandidat i mundshëm nga koalicioni VV – GUXO për Kryetar të Mitrovicës ishin jo të habitshme por jo edhe shumë të pritura.

Kandidimi potencial i Faton Pecit, siç njoftoi para pak ditësh Jepi Zë, do përjashtonte nga kjo garë dy kandidatët e tjerë potencial më të përfolur, Armend Mujën dhe Agim Bahtirin.

Supozimet e tilla kanë filluar të bëhen edhe më të bazuara pasi javën e fundit Ministri Peci e ka vizituar vazhdimisht Mitrovicën, si për kafe e si për punë.

Në fotografinë në anën e majtë shihet Ministri i Bujqësisë duke pirë kafe në një lokal në Mitrovicë.

Por përpos kafesë apo takimit me miq, Ministrin e përfolur për kandidat me Mitrovicën gjatë kësaj jave e ka takuar edhe puna. Ai në foton tjetër shihet në shoqërinë e disa bujqve të cilët i ka vizituar dje.

Përndryshe, Faton Peci është treguar më i heshtur dhe i tërhequr deri tash se anëtarët e koalicionit Muja dhe Bahtiri të cilët vazhdimisht kanë dhënë sinjale indirekte apo direkte për synimet që kanë për kandidaturën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat