Murati: 420 milionë euro për ringjalljen ekonomike

Aktuale

Murati: 420 milionë euro për ringjalljen ekonomike

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 13:05
Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se me rishikimin e buxhetit do të mundësohen 420 milionë euro mbështetje për ringjalljen ekonomike të vendit.

Murati përmes një njoftimi në Facebook ka shkruar se do të ketë mbështetje për punësim, prodhim e eksport.

Postimi i plotë: 

Me rishikim të buxhetit, do të mundësohen 420 milionë euro mbështetje për Ringjalljen Ekonomike të vendit.

Do të ketë mbështetje për punësim, prodhim, e eksport. Do të ketë mbështetje edhe për familjen e për shërbimet publike.

Për një rritje ekonomike që rritë edhe mirëqenien e qytetarëve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat