Deputetja VV-së shpërndan postimin e Ramush Haradinajt për t’i shprehur ngushëllime Kadri Veselit

Aktuale

Deputetja VV-së shpërndan postimin e Ramush Haradinajt për t’i shprehur ngushëllime Kadri Veselit

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 10:50
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi e ka shpërndarë ngushëllimin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj për vdekjen e Fazli Veselit, babait të ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli.

Krasniqi ka shkruar “Ngushëllime familjes Veseli”, mbi postimin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

Haradinaj ka shkruar se e ka pikëlluar lajmi për vdekjen e babait të Veselit, duke kujtuar se vdekja e tij erdhi në një moment të rëndë për familjen e njërit prej ish-krerëve të UÇK-së, Kadri Veselit.

“Pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta të Fazli Veselit, babait të luftëtarit të orëve të para, bashkëthemeluesit të UÇK-së, ish kreut të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Baca Fazli iku nga kjo botë duke lënë mbrapa një jetë të tërë me sfida. Vdekjet nuk janë të lehta, pavarësisht moshës, por vdekja e bacës Fazli vjen në një moment të rëndë për familjen Veseli për shkak të rrethanave tanimë të njohura”, ka shkruar Haradinaj.

Ai e cilësoi Kadri Veselin mik dhe bashkëluftëtar, duke thënë se e ndan dhimbjen me të dhe familjen e tij.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat