Pas shkarkimit të Bordit të RTK-së, reagon edhe Jeta Xharra

Aktuale

Pas shkarkimit të Bordit të RTK-së, reagon edhe Jeta Xharra

Nga: M.H. Më: 8 korrik 2021 Në ora: 13:36
Jeta Xharra

Gjatë ditës së sotme Kuvendi i Kosovës ka shkarkuar Bordin e RTK-së.

Lëvizja Vetëvendosje ka mbështetur në tërësi rekomandimin për shkarkimin e këtij Bordi.

Ndërkaq partitë opozitare PDK, LDK dhe AAK kanë kundërshtuar një gjë të tillë, duke e quajtur këtë e vendim si puro politik dhe tentim për kapje të shtetit .

Në lidhje me këtë ka reaguar gazetarja Jeta Xharra duke u shprehur që po ndjehet feministik, përcjell “Bota sot”.

Ajo shton se edhe pse u shkarkuan 11 burra nuk po vajton.

Postimi i plotë:

Feeling Feministik:

Një bord me 11 burra po shkarkohen një nga një. Unë s'po vajtoj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat