Sami Kurteshi debaton me Elshanin e PDK-së: Ma allahile, le këtë punë

Aktuale

Sami Kurteshi debaton me Elshanin e PDK-së: Ma allahile, le këtë punë

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 12:51
Sami Kurteshi

Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, i ka folur me gjuhë të ashpër gjatë mbledhjes së Komisionit Qendror Zgjedhor, përfaqësuesit të PDK-së, Arianit Elshani.

Derisa Kurteshi kërkonte sqarime për një pikë të rendit të ditës, ishte Elshani ai i cili donte që t’i jepte sqarime lidhur me atë çështje.

Por, Kurteshi e ndërpreu atë duke i thënë se ai nuk mund të sqarojë, për shkak që siç tha ai, Elshani nuk ka as përvojë e as fjalorë më të gjerë se ai.

“Pse po e sqaron ti kur unë jam duke e diskutuar një çështje. Ma mirë sun e sqaron. Mua po më intereson z.Ahmetaj se po përzihet lista e votuesve. A është bre e mundur mos me ndërhy. Sun i shkurton se në të vërtetë nëse ndërhynë nuk e sqaron. Nëse e njeh aspektin teknik shumë më mirë se unë. Çështja e tretë është nëse ke fjalor shumë më të pasur me nja 20 mijë fjalë, e unë i përdori nja 3 mijë. Ma bre, ma bre se nuk e ki as përvojën. Ma allahile, le këtë punë. Kur i ki krejt gabim unë nuk të ndërprerj sepse është mendimi yt”, ka thënë Kurteshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat