Behgjet Shala: Nuk mund të fajësojmë Gjykatat e Kosovës, kanë qenë jashtë ‘loje’.

Aktuale

Behgjet Shala: Nuk mund të fajësojmë Gjykatat e Kosovës, kanë qenë jashtë ‘loje’.

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 22:03
Behgjet Shala

Behgjet Shala nga KMDLNJ duke folur për dokumentarin “Expose” rreth dënimit të kriminelit serb Vukotiq tha se e shikon si hap fillestar për realizimin të drejtës për viktimat e dhunës seksuale.

“Realisht në e shohim si vendim të mirë dhe hap fillestar për realizimin e të drejtës për viktimat e dhunës seksuale, po të mos dënohej askush, do të krijohej atmosferë e pandëshkushmerisë dhe viktimat do të mbesin të pashpaguara. Në kuptimin moral, është një hap i mirë dhe është një vlerësim i mirë edhe për policinë që merret me krimet e luftës edhe për prokurorinë dhe gjykatën, duhet ta keni parasyshë se është vendim i shkallës së parë, dhe nuk dihet ende epilogu i vendimit përfundimtar”

Kur flitet për vonesën e drejtësisë në gjykimin e krimeve të dhunës seksuale gjatë luftës, organizatat kanë qëndrime të përafërta për sa i takon angazhimit të mekanizmave të drejtësisë.

“Ne nuk mund ta fajsojmë Gjykatat e Kosovës për mos marrje të vendimeve, kur flasim për krime te luftës, rasti i parë që ka ndodhur në Gjilan, menjëherë një gjykatë tjetër e ka liruar dhe ndërkombëtarët i kanë marrur të gjitha përgjithësitë, për rastet e vrasjeve apo konflikteve dhe Kosova ka qenë jashtë lojë. Ju i dini rastet e Simons që dëshmohet se rastet kanë qenë të montuara sepse ne kemi qenë jashtë lojes. Kohëve të fundit janë caktuar disa prokuror për krime lufte dhe disa hetues të policisë që e bëjnë punën e padukshme, ata e bëjnë punën kryesore për hetimin e krimeve të luftës si në rastin e Zoran Vukotiqin dhe disa organizata që e ndihmojnë policinë dhe prokurorinë me informata, pra së voni ka filluar të ngjallet prokuroria edhe gjyqësori se i ka marrë disa kompetenca më shumë por me ketë kapacitet të vogël e ka problem t’i trajtojë të gjitha rastet ” tha Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat