Gërxhaliu: Efektet Covid-19 do të na përcjellin edhe në të ardhmen

Aktuale

Gërxhaliu: Efektet Covid-19 do të na përcjellin edhe në të ardhmen

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 09:09
Safet Gërxhaliu

Paralajmërimi i ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati për rritjen ekonomike në vend prej 7.9% po konsiderohet e pa analizuar mirë.

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu parashikimin për rritje ekonomike me 7.9% po e sheh si parashikim pompoz të ministrit të Murati, derisa shton se kjo nuk i bënë nder realitetit aktual.

Përkundër rritjeve të të hyrave në Doganë e në ATK, Gërxhaliu sheh të vështirë këtë rritje për ekonominë e vendit.

“Efektet e pandemisë Covid-19 do të na përcjellin edhe në të ardhmen pasi që vendet e rajonit kanë bërë shumë për të mbështetur qytetarët dhe në këtë drejtim Kosova është vendi i fundit që ka kontribuar në efektet e pandemisë Covid-19. Të dilet me parashikime pompoze se do të ketë rritje ekonomike 7%, 8% apo 9% vërtet nuk i bënë nder realitetit aktual”.

“Ajo çka i duhet Kosovës është të ketë një rritje substanciale dhe nuk mund të jetë agregat kyç i matjes së rritjes ekonomike vetëm rritja e konsumit, prandaj neve na duhen investime nga jashtë, punësime të reja, trendët pozitive ekzistojnë, kemi rritje të hyrave në dogana në ATK, por të arrihet një rritje prej 7.9% është një dëshirë mirëpo vështirë që të realizohet përkundër indikatorëve pozitiv”.

E krejt këtë deklaratë të ministrit Murati, Gërxhaliu për EO, po e sheh si qëllim të debatit ndërmjet pozitës dhe opozitës, e që siç thotë ai nuk është mirë të jepen premtime të parealizuara.

“Unë besoj që është tema aktuale kjo dhe e kemi një debat jo shumë të këndshëm ndërmjet pozitës dhe opozitës dëshirohet që të dilet me terma dhe indikator të ndryshe, por janë trendët pozitivë që duhet të mbështeten, por duhet të jenë të matur në deklarata sepse vërtet bota nuk është ajo që ka qenë më parë dhe emocionet e qytetarëve janë të tjera dhe në këtë drejtim shumë më nderë i bënë një realitet sesa premtime të parealizuara”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat