Lëshimet e Hashimit e Ises ndaj Beogradit dhe miqësia e Ramës me Serbinë, po bëjnë që të harrohen masakrat kundër shqiptarëve

Aktuale

Lëshimet e Hashimit e Ises ndaj Beogradit dhe miqësia e Ramës me Serbinë, po bëjnë që të harrohen masakrat kundër shqiptarëve

Nga: H.O. Më: 11 korrik 2021 Në ora: 20:27
Ilustrim

Profesori universitar Enver Bytyqi në një postim të tij në Facebook thotë se udhëheqësit serbë po bëjnë manipulime të mëdha, edhe pas gjenocidit serbë në Kosovë e në Srebrenicë.

Profesor Bytyqi shkruan se ‘një gjuajtje me gurë ndaj Presidentit serb Aleksandër Vuҫiҫ nga qytetarët e Bosnjës, po barazohet nga udhëheqësit serbë me 8373 viktimë në Masakrën e Srebrenicës.

Poashtu, ai pëmend edhe rastin e një gruaje serbe që kërkon të kthehet në Gjakovë, ku kishte jetuar me qera para lufte. Ndërsa nënat gjakovare protestojnë kundër që ajo të kthehet në Gjakovë.

Sipas tij, rasti i kësaj gruaje po përdoret nga Beogradu për t’i harruar masakrat kundër shqiptarëve e gjenocidin serb në Kosovë dhe kjo po ndodhë për shkak të lëshimeve të Hashimit, Isës e të tjerëve ndaj Beogradit, por edhe për shkak të miqësisë se ngushtë të kryeministrit të Shqiperisë, Edi Rama, me Serbinë.

Postimi i plotë:

E tmerrshme cfare manipulimi arrijne te bejne udheheqesit e Serbise! Kryeministrja Brnabiq tha sot se udheheqesit serbe nuk shkojne ne perkujtimet e Masakres se Srebrenices, sa kohe nuk jane denuar ata qe gjashte vjet me pare gjuajten me gure Aleksander Vucic!

Nje gjuajtje me gure perdoret si "balance" per 8373 viktima muslimanesh qe serbet shkaktuan 26 vjet me pare ne Srebrenice! Duhet te denoncohet ashper e kudo kjo taktike politike dhe diplomatike e Beogradit per t'i ikur pergjegjesise se krimeve serbe ne Bosnje-Hercegovine kunder muslimaneve dhe ne Kosove kunder shqiptareve!

Por nuk ndodh kjo. Nje grua me etni serbe ne Gjakove eshte bere hit politik e diplomatik i Beogradit dhe ka terhequr vemendjen e personaliteteve ne Europe. Pse? Sepse nenat gjakovare protestojne kunder qe ajo te kthehet ne shtepine qe kishte me qera para lufte. Nenat gjakovare kerkojne eshtrat e bijve dhe vajzave te tyre te masakruar nga ushtria e policia serbe, trupat e te cileve shteti serb i ka hedhur ne Danub.

Por cfare ndodh. Nje plake, e cila gezon shendet te plote e nuk eshte prek me dore nga askush, perdoret si kunderpeshe e tragjedise njerezore qe Serbia shkaktoi ne Kosove e sidomos ne Gjakove. Masakroi mbi 3000 trupa shqiptareh, i ngarkoi ne autoblinda dhe i varrosi ne territorin e sotem te Serbise. Gjysmen prej tyre i hodhi per peshqit ne Danub. Numri i tyre eshte mbi 1600!

Gruaja serbe ne Gjakove po perdoret nga Beogradi per t'i harruar masakrat kunder shqiptareve, si dhe perdhunimet, djegjet, e shkaterrimet, genocidin serb ne Kosove!

Bejani keto te ditur botes, se ndryshe nga viktima shqiptaret mund te trajtohen si agresore kunder serbeve! Kjo po ndodh edhe per shkak te leshimeve te Hashimit, Ises e te tjereve ndaj Beogradit, por edhe per shkak te miqesise se ngushte te kryeministrit te Shqiperise, Edi Rama, me Serbine dhe presidentin e saj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat