E habitshme se çfarë i ndodhi të moshuarit nga Kosova: E reja ulet afër tij në aeroplan dhe ia vjedh rreth 2 mijë euro

Aktuale

E habitshme se çfarë i ndodhi të moshuarit nga Kosova: E reja ulet afër tij në aeroplan dhe ia vjedh rreth 2 mijë euro

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 22:57
Aeroporti i Prishtinës

Policia e Kosovës pas një pune intenzive hetimore ka zbuluar një person që dyshohet se kreu një vjedhje në aeroplan gjatë fluturimit Gjermani – Kosovë.

Rasti i vjedhjes është raportuar më datë 4 korrik 2021 në nënstacionin Magure, nga M.R. 57-vjeçar nga fshati Petrov i Komunës së Shtimes.

Kështu mëson media nga burimet e veta brenda Policisë së Kosovës.

Sipas të njëjtave burime, ankuesi kishte deklaruar se me datën 3 korrik 2021, me agjencinë (emër i njohur për redaksinë), ka fluturuar nga Düsseldorf për në Prishtinë, në aeroport nga ora 16:00 deri në 18:05.

Gjatë fluturimit në aeroplan dyshohet se një femër, e cila ishte ulur afër karriges së tij i ka marrë para të gatshme në vlerë prej 1800 euro.

Kështu, Policia ka hetuar rastin dhe sot, më datë 11 korrik 2021,  është ftuar të paraqitet në Stacionin Policor në Lipjan e dyshuara B.V. 24-vjeçare, e cila kishte udhëtuar nga Gjermania për në Kosovë.

E dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit kujdestar është ndaluar për 48 orë për “Vjedhje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat