Këto ishin dëshmitë e gjyqtarit Simmons që tronditën Kosovën

Aktuale

Këto ishin dëshmitë e gjyqtarit Simmons që tronditën Kosovën

Më: 12 korrik 2021 Në ora: 20:48
Ish-kryetarit të asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it

Ish-kryetarit të asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it ka raportuar për skandalet e EULEX-it në Kosovë.

Erdhën për të vendosur ligj në Kosovë.

Ligj vendosën, por pa drejtësi.

Të angashur nga Bashkimi Evropian, e me një buxhet prej qindra miliona euro, Misioni i EULEX-it filloj t’i hetojë ato lëndë, që drejtësia e Kosovës supozohej që nuk po arrinte t’i bënte.

Në mesin e tyre ishin edhe krimet e luftës.

Shumë shpejt ky mision vendosi në bankën e të akuzuarve ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Drejtësi kjo që shumë kush aludonte që po vendosej pa bazë juridike e pa prova të mjaftueshme.

Mirëpo këto aludime tek 22 vite pas luftës, e pas shumë vitesh funksionim nga ky mision po konsiderohen si faktike.

Këtë së paku po e thotë një nga figurat kryesore të këtij misioni ligjvënës në Kosovë.

Ish-kryetarit i asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons ka dëshmuar një sër skandales të EULEX-it në komisionin për legjislacion në Kuvendin e Kosovës.

Ky ka përmendur edhe rastet si “Kleçka” e “Drenica” si një ndër abuzimet më të mëdha të këtij misioni.

Sipas Simmons, në rastin “Drenica” kishte pasur edhe afera seksuale mes gjyqtarëve.

Në rrëfimin e tij ka treguar që ka marr urdhër nga misioni për të dënuar figura të larta politike.

Ish-gjykatësi i EULEX-it në këtë komunikim nga distanca me deputetët nga Kosova, ka folur edhe për Gjykatën Speciale, ku ka shprehur mosbesimin e tij në këtë organ të drejtësisë.

Ky madje pohoi që Dhomat e Specializuara janë themeluar për të dënuar ish-komandantët e UÇK-së.

Pos kësaj, misioni i EULEX-it sipas Simmons u ka dhënë dokumente prokurorëve serbë lidhur me rastet e krimeve të luftës.

Raportimi i Malcolm Simmons në Kuvendin e Kosovës zgjati rreth tre orë dhe brenda kësaj kohe kishte shumë pyetje, ndër to edhe ajo nëse është i informuar kryeministri Kurti për këto pretendime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat