​Tahiri: E çuditshme neglizhenca e Qeverisë për situatën në Deçan

Aktuale

​Tahiri: E çuditshme neglizhenca e Qeverisë për situatën në Deçan

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 15:04
Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që t’i dalin në ndihmë Komunës së Deçanit, ku dyshohet se mbi 1500 persona u helmuan nga uji i pijshëm.

Ai tha se është e çuditshme mosreagimi i institucioneve të Kosovës dhe tha se po sillen sikur të kishte ndodhur në një shtet tjetër.

Tahiri: E çuditshmja është neglizhenca e Qeverisë ndaj kësaj situate

"Më e çuditshmja për ne dhe e habitshmja është fakti i neglizhencës dhe mos reagimit të shtetit, në këtë rast të qeverisë së Kosovës, përkatësisht Ministrisë së Shëndetësisë dhe të gjitha institucioneve tjera. Në Deçan sot kemi mbi 1 mijë të helmuar, kemi një situatë emergjente tash e tri ditë dhe reagimi i shtetit, i qeverisë, i ministrisë së Shëndetësisë është sikurse të kishte ndodhur në ndonjë shtet tjetër[...]Është plotësisht e pakuptueshme, është diçka e paprecedantë që për tri ditë rresht raportohet në media që ka pasur helmim masiv, që QKMF është e stërmbushur me njerëz, që numri ka shkuar mbi 1 mijë dhe kryeministri, ministri, të gjitha instancat të mos kenë asnjë reagim", tha ai.

Ai tha se vlen të theksohet angazhimi maksimal i kryetarit të Deçanit Bashkim Ramosaj dhe QKMF-së në Deçan për t'iu dalë në ndihmë banorëve.

Teksa ka kërkuar që qeveria t'i dalë në ndihmë Komunës së Deçanit për trajtimin e pacientëve.

Tahiri: Qeveria t’i dalë në ndihmë qytetarëve të Deçanit

"Si Grup Parlamentar kërkojmë me urgjencë që Qeveria e Kosovës, respektivisht Ministria e Shëndetësisë dhe të gjitha institucionet të dislokohen në Deçan, në mënyrë që të shohin për së afërmi gjendjen e të helmuarve, gjendjen e familjeve dhe po ashtu të ndihmojnë komunën në raport me të helmuarit dhe personat e infektuar me këtë helmim që është ende i çuditshëm. Po ashtu kërkojmë që ministria e Shëndetësisë të ndihmojë me të gjitha mjetet që i ka të nevojshme kjo komunë, për shkak se komuna është duke operuar vetëm me kapacitetet e veta komunale përderisa numri i të helmuarve ka shkuar mbi 1 mijë. Kërkesa jonë është që me urgjencë të ndërtohet një trupë e cila në emër të Qeverisë viziton, shkon dhe i takon, i trajton të gjitha kërkesat", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat