Deputetja e PDK-së pas helmimit të qytetarëve: Ministria e Shëndetësisë të rris personelin shëndetësor

Aktuale

Deputetja e PDK-së pas helmimit të qytetarëve: Ministria e Shëndetësisë të rris personelin shëndetësor

Nga: H.O. Më: 13 korrik 2021 Në ora: 18:10
Ariana Musliu Shoshi

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi në një postim të saj në Facebook ka reaguar pas rastit të helmimit të qytetarëve në komunën e Deqanit.

Ajo ka bërë thirrje  urgjente për nxjerrjen e një rezultati të analizave, që garanton se nuk do të rritet numri i të helmuarve.

Ajo ka kërkesë edhe për Ministrinë e Shëndetësisë që personeli shëndetësor të rritet.

Postimi i plotë:

Përderisa numri i të helmuarve  në Deçan po rritet, ende nuk kemi ndonjë rezultat fillestar që tregon arsyen dhe burimin e këtij helmimi masiv.

Është urgjente nxjerrja e një rezultati të analizave ngase asgjë nuk garanton që numri i të helmuarve të rritet në nivel më të gjerë.

Poashtu, shpreh domosdoshmërinë që personeli shëndetësor të rritet dhe që Ministria e Shëndetësisë të ofroj hapa konkret karshi situatës./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat