Labinot Tahiri ndan dy mijë euro për të helmuarit në Deçan

Aktuale

Labinot Tahiri ndan dy mijë euro për të helmuarit në Deçan

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 14:57
Labinot Tahiri

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Labinot Tahiri, ka ndarë dy mijë euro për të helmuarit në Deçan.

Ai tha përmes një postimi në rrjete sociale, se kjo shumë do t’i ndihmojë së paku të blejnë ndonjë medikament, njofton Klan Kosova.

“Të dashur qytetarë, ndjejë keqardhje për tê helmuarit në Deqan!

Ne jemi me ju në këto momente, estrada, qytetarët e diaspora, dhe nesër do të ndajë 2000€ për të prekurit ku së paku të kenë mundesi për të blerē ndonjë medikament!

Këto janë për fillim mundesitë tona sepse as nuk jam ministri e as milioner!

E rendesishme thoshte gjyshi krejt nga pak per me qene të gjithë të fortë.

Në këto raste unë nuk e ndjej politiken por jeten e njerëzve. Kështu që nuk ka vend as per kritika ndaj Qeverisë e as askujt se keto raste ndodhin dhe kanë mujt me ndodh edhe në Ferizaj e Prishtinë.
Nuk është fort mir gjithkun me kritiku se sesht bash qashtu”, ka shkruar Labi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat