A do të kthehet në Vetëvendosje, Qëndron Kastrati?

Aktuale

A do të kthehet në Vetëvendosje, Qëndron Kastrati?

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 16:53
Qëndron Kastrati

Më 17 tetor qytetarët do t’i drejtohen kutive të votimit.

Por këtë herë për të zgjedhur kryetarët dhe asambletë komunale.

Disa nga partitë tashmë i kanë bërë publike kandidaturat nëpër komuna.

Qyteza e Kamenicës udhëhiqet nga Qëndron Kastrati aktualisht zyrtar në Partinë Socialdemokrate.

I kontaktuar Kastrati ka thënë se ende nuk ka vendosur nëse do të kandidoj për një mandat të dytë.

“Ende nuk kame vendosur për këtë, së shpejti do ta marrë një vendim lidhur me këtë”, ka thënë Kastrati.

Kastrati mandatin e mori si pjesë e Vetëvendosjes por që pas ndarjes së kësaj partie në vitin 2017 kaloi në krahun e Dardan Molliqaj për t’iu bashkuar PSD-së.

I pyetur se a do t’i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje ai nuk pohoi ose nuk mohoi diçka të tillë por tha se pasi të vendos do ta publikoj këtë vendim.

“As për këtë nuk kam vendim, kur të marr do t’i bëjë publike të gjitha së shpejti”, u shpreh Kastrati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat