Faton Bislimi nderohet nga Fondacioni i Presidentit George H. W. Bush

Aktuale

Faton Bislimi nderohet nga Fondacioni i Presidentit George H. W. Bush

Nga: A.M. Më: 16 korrik 2021 Në ora: 12:13
Faton Bislimi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovësm, Faton Bislimi është vlerësuar nga Fondacioni i Presidentit George H. W. Bush

Ai në një postim në Facebook, është shprehur se është jashtëzakonisht i nderuar që është përzgjedhur në Listën Inspiruese të Nderit të Points of Light Foundation.

Postimi i plotë

Të vlerësohesh nga Fondacioni i Presidentit George H.W. Bush është nder dhe shtytje për punë edhe më shumë në shërbim të tjerëve.

Jam jashtëzakonisht i nderuar që jam përzgjedhë në Listën Inspiruese të Nderit (Inspiration Honor Roll 2021) të Points of Light Foundation (themeluar nga Bush më 1989), për kontributin dhe angazhimin tim në avancimin e imazhit të shtetit tim në SHBA dhe botë, përmes punës së pakursyer vullnetare dhe në shërbim të të tjerëve!

Ndjehem krenar që profili im tani më është publikuar edhe në ëebfaqën zyrtare të Fondacionit duke spikatur kështu edhe vendlindjen time Gjilanin, e shtetin tim Kosovën.

Të jesh në Listën Inspiruese të Nderit me shumë figura tjera publike, akademike, e politike të Amerikës, tregon virtytin e amerikanëve që çmojnë njerëzoren dhe vlerën para çdo atributi tjetër, qoftë etnik, shtetëror, politik, etj.

Pafundësisht mirënjohës Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane në krye me z. DioGuardi dhe znj. Cloyes DioGuardi për dy dekada pune të përbashkët përmes së cilës kam arritë vlerësimet e nderimet më të larta nga institucione të ndryshme amerikane, qoftë demokrate apo republikane, qoftë shtetërore apo akademike!

#PointsOfLight #InspirationHonorRoll2021

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat