​“Për komunën tënde voto” - slogani i KQZ-së për zgjedhjet lokale

Aktuale

​“Për komunën tënde voto” - slogani i KQZ-së për zgjedhjet lokale

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 14:52
KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur sot për llogon, sloganin dhe dizajnin për fushatën informuese të zgjedhjeve lokale, të cilat do të mbahen më 17 tetor.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) prezantoi sot llogon dhe slloganin për zgjedhjet lokale 2021.

Anëtari i KQZ-së, Fazli Stollaj, tha se Këshilli për Mbikëqyrje të Informimit Publik ka shqyrtuar të gjitha propozimet dhe ka vendosur për njërën nga ato.

Anëtari i KQZ-së nga LDK, Florian Dushi tha se versioni i propozuar sot i llogos së fushatës për zgjedhjet lokale 2021, do të ishte më e mirë nëse i ndryshohet ngjyra.

Dushi: Versioni i tikut brenda hartës po duket një kontrast shumë i madh

“Ky version i tikut brenda hartës së Kosovës po më duket një kontrast shumë i madh dhe nuk po qëndron mirë, ngjyra e kam fjalën, jo tiku”, u shpreh ai.

Ndërsa sqarime shtesë kërkoi deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi. Teksa propozoi që slogani “Voto për komunën tënde” do të ishte më mirë.

Përkundër kësaj, u vendos që llogo e fushatës zgjedhore të jetë ajo që u propozua nga operatori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat