Serbët të ҫmendur pas veprimeve të Kurtit: Ky është qëllimi i tij

Aktuale

Serbët të ҫmendur pas veprimeve të Kurtit: Ky është qëllimi i tij

Nga: H.O. Më: 21 korrik 2021 Në ora: 09:34
Pamje nga takimi

Mediat serbe kanë komentuar rrjedhën e takimeve në Bruksel, duke kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Këto media shkruajnë se qëllimi i Kurtit është ta bëj Serbinë të heq dorë nga procesi i dialogut.

Madje edhe presidenti serb, Aleksandër Vuҫiҫ ka deklaruar se është e pamundur të biesh dakord me kryeministrin Kurti.

Shkrimi i mediave serbe:

Provokimet dhe performancat e kryera nga Kryeministri Albin Kurti, dhe të cilat BE nuk arriti t'i parandalojë dhe "qetësojë" as në raundin e ri të dialogut në Bruksel, kanë për qëllim që pala jonë të heqë dorë nga procesi i negociatave dhe pastaj shpalljen e Serbisë si fajtorin kryesor për dështimin e dialogut.

Beogradi nuk do të bjerë në këto hile të lira të Prishtinës dhe do të vazhdojë dialogun, megjithëse nuk ka indikacione se "drita e kuqe" në krye të BE është e ndezur, se është koha për të "disiplinuar" Kurtin.

Kështu e përmbledhin bashkëbiseduesit e medias serbe takimin e zhvilluar të hënën në Bruksel, të cilin Kurti "minoi" përsëri, duke hedhur poshtë të gjitha propozimet e BE dhe duke akuzuar Serbinë për kryerjen e tre gjenocideve kundër shqiptarëve.

Pas takimeve në selinë e BE-së, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha hapur se ishte "e pamundur të biesh dakord për ndonjë ditë" me Kurtin dhe se kërkesa e tyre thelbësore, prapa të gjitha lëvizjeve dhe provokimeve të tyre, ishte që Beogradi ta njohë një Kosovë e pavarur.

Takimi tjetër duhet të mbahet në fund të gushtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat