Deklaroi rrejshëm se dikush ia vodhi mbi 11 mijë euro, merret vendimi për të dyshuarin

Aktuale

Deklaroi rrejshëm se dikush ia vodhi mbi 11 mijë euro, merret vendimi për të dyshuarin

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 17:46
Seanca

Është dënuar me 200 euro gjobë, Izet Avdiu, i cili akuzohet se kishte lajmëruar rrejshëm në polici se dikush ia kishte vjedhur kuletën me 11 mijë e 400 euro pasi kishte shitur shtatë krerë lopë në pazar.

Aktgjykimi dënues ndaj Avdiut është shpallur të mërkurën në Gjykatën Themelore në Ferizaj nga gjyqtari i çështjes, Imri Sejda.

Avdiu është ngarkuar me shpenzimet e procedurës dhe atë 20 euro paushall gjyqësor dhe 30 euro për kompenzimin e viktimave të krimit.

Sipas aktakuzës, Izet Avdiu akuzohet se më 15 maj 2021 rreth orës 15:00 në stacionin policor në Ferizaj, kishte lajmëruar tek personi zyrtar i ngarkuar me detyrën për të hetuar apo ndjekur se është kryer vepra penale, e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare, edhe pse e kishte ditur se vepra nuk ishte kryer.

Në atë mënyrë që i pandehuri kishte lajmëruar kinse kishte qenë në tregun e kafshëve ku kishte shitur shtatë krerë lopë një personi në vlerë prej 11,400 euro, nga aty kishte shkuar në rrugën “Enver Topalli” në Ferizaj, i njëjti me të arritur tek “Viva Fresh Store” kishte vërejtur se persona të panjohur i kishin marrë kuletën së bashku me paratë.

Me këtë ka kryer veprën penale Lajmërimi apo kallëzimi i rremë nga neni 382 paragrafi 4 të KPRK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat