​Osmani: Distria dha kontribut historik, Majlinda mbetet kampione e zemrave tona

Aktuale

​Osmani: Distria dha kontribut historik, Majlinda mbetet kampione e zemrave tona

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 15:12
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se Distria Krasniqi ka dhënë kontribut historik për vendin, por kontributi i Majlinda Kelmendit është i papërshkrueshëm dhe do të mbetet kampione e zemrave tona, e cila ka bërë vendin të shkëlqejë më shumë se kushdo tjetër.

Presidentja Osmani po qëndron këto ditë në Japoni, ku përveç mbështetjes që po i bën ekipit olimpik të Kosovës, po zhvillon edhe takime me përfaqësuesit e këtij shteti.

Osmani në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se Distria Krasniqi vërtet ka bërë histori, pasi suksesi i arritur në Lojërat Olimpike nuk është vetëm në sport por është edhe sukses për vendin tonë.

Ajo falënderoi të gjithë sportistët për këtë kontribut të jashtëzakonshëm, në veçanti trajnerin Driton Kula dhe ekipin e tij të xhudos, i cili arriti të marrë medaljen e dytë të artë olimpike.

Osmani: Distria dha kontribut historik, Majlinda mbetet kampione e zemrave tona

“Dje Distria ka bërë të gëzohen të gjitha zemrat e shqiptarëve kudo që janë dhe të gjitha zemrat në Kosovë dhe dua ta falënderojë për këtë kontribut historik që ka dhënë, natyrisht është meritë e saj, sukses i saj, i ekipit të saj, i trajnerit të saj, mirëpo kontributi siç e thash shkon përtej sportit sepse para syve të të gjithë botës, ka shkëlqyer i gjithë vendi i saj, ka shkëlqyer Kosova dhe kanë bërë që të lartësohet flamuri e të nderohet himni jonë para të gjithë botës dhe nuk ka pas ekip këtu të vendeve që nuk e kanë parë me admirim jashtëzakonisht të madh. Edhe sot Majlinda luftojë shumë, luftojë si luanësh dhe dua t’i them se ajo do të mbetet përherë kampione sepse i ka sjellë Kosovës për herë të parë shkëlqimin e saj, i ka sjellë Kosovës për herë të parë një medalje të artë olimpike, pavarësisht që jemi vogël ka treguar se sa e madhe është ajo dhe sa i madh është kontributi që ajo ka dhënë për vendin e saj, i cili nuk mund të përshkruhet me fjalë. prandaj përherë do të mbetet kampione e zemrave tona, kampione olimpike e cila ka bërë vendin të shkëlqej më shumë se kushdo tjetër”, tha Osmani

Presidentja shtoi se do të përkrahin edhe sportistët e tjerë sepse i gjithë shteti dhe populli i Kosovës është me ata.

Osmani: I gjithë shteti, i gjithë populli i Kosovës është me sportistët në Olimpiadë

“Që të gjithë xhudistëve dua t’i uroj suksese sepse ata siç e dini kanë edhe nesër performancat e tyre dhe ne do t’i përkrahim për së afërmi, jo vetëm ata ... do t’i përkrahim që të gjithë sepse i gjithë shteti, i gjithë populli i Kosovës është me ta”, tha ajo.

Xhudistja Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë olimpike duke shënuar sukses historik, ndërsa Majlinda Kelmendi papritur u eliminua që në ndeshjen e parë.

Ndërsa, shenjëtari Drilon Ibrahimi e përfundoi garën me 608.8 pikë, ku në bazë të tyre u rendit në pozitën e 46-të në kategorinë 20 metra pushkë ajrore.

Ndërsa, notarja Eda Zeqiri ka arritur të regjistrojë kohë më të mirë në grupin e saj dhe në finale do të përballen tetë notaret më të mira me kohën më të mirë, nga katër grupe që ishin në disiplinën not i lirë 400 metra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat