Ministri Sveçla jep detajet e fundit për kthimin e kufomave te familjet e tyre

Aktuale

Ministri Sveçla jep detajet e fundit për kthimin e kufomave te familjet e tyre

Nga: N. H Më: 26 korrik 2021 Në ora: 19:16
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se janë duke e monitoruar gjendjen e pacientëve.

Sveçla gjithashtu ka treguar se po punohet edhe për kthimin e bashkatdhetarëve të liruar nga spitali si dhe kthimin e kufomave te familjet e tyre, në vend të tyre.

“Tashmë po punohet për kthimin e bashkatdhetarëve të liruar nga spitali si dhe kthimin e kufomave te familjet e tyre, në vend të tyre. Edhe njëherë duhet falënderuar shtetin kroat e gjithë zyrtarët e angazhuar për përkujdesjen shembullore në këtë tragjedi”, shkruan ai.

Image

Ja shkrimi i tij:

Pas takimit me prefektin e Qarkut të Sllavonska Pozhegës, Danijel Marushiq, drejtorin e Spitalit dr. Samargjiq dhe drejtorin e Policisë së Sllavonska Pozhegës Antun Valiq nga të cilët u njoftuam në detaje mbi të gjitha informatat e nevojshme sidomos mbi gjendjen e pacientëve, vazhduam me vizitën në spitalin e qytetit ku takuam gjithë pacientët e shtrirë aty. Të inkurajuar me përmirësimin e gjendjes së tyre pasi vërehej përkujdesje maksimale e gjithë stafit mjekësorë, kuptuam se tashmë 26 bashkëqytetarë tanë gjatë ditës lirohen nga spitali. Nga 16 pacientë të lënduar më rëndë për të cilët trajtimi spitalior vazhdon, dy janë në kujdes intenziv me njërin nga ta në gjendje stabile.

Tashmë po punohet për kthimin e bashkatdhetarëve të liruar nga spitali si dhe kthimin e kufomave te familjet e tyre, në vend të tyre.

Edhe njëherë duhet falënderuar shtetin kroat e gjithë zyrtarët e angazhuar për përkujdesjen shembullore në këtë tragjedi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat