Milazim Krasniqi thotë se Vuçiq do të arrestohet si Millosheviçi, kjo është arsyeja

Aktuale

Milazim Krasniqi thotë se Vuçiq do të arrestohet si Millosheviçi, kjo është arsyeja

Nga: M.L. Më: 28 korrik 2021 Në ora: 12:27
Aleksandër Vuçiq

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka komentuar lidhjen e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me banda kriminale.

Lidhur me këtë, Krasniqi ka shtruar pyetjen nëse lufta me bandat në Serbi po e paralajmëron fundin e regjimit të Vuçiqit.

“Kush mbjellë kunguj me dreqin, kungujt i thyhen për koke”, thotë një fjalë popullore (mehesap e serbëve.) Kjo po vërtetohet në rastin e lidhjeve kriminale të Aleksandër Vuçiqit edhe me banditët që kontollojnë tifozët e futbollit të klubit “Partizani.”

Kryebanditi i asaj bande, Velko Bellivuk, tashmë ka deponuar në prokurori deklaratën sipas të cilës ai ka pasur marrëveshje me Vuciqin që të shtyp me rrahje e me vrasje tifozat që brohorisnin “Vuçiqi peder!” Bellivuku dhe banda e tij kanë rrahur e kanë vrarë njerëz, kanë bërë krime të tmerrshme. Kur janë shfrytëzuar deri në maksimum, regjimi i ka arrestuar.

Por tash ata po ia kthejnë goditjen, duke treguar lidhjet me Vuçiqin dhe regjimin e tij”, shkruan Krasniqi në Facebook.

Ai thekson se Tash Vuçiqi i ka ngushtë punët me këtë konflikt.

“Prandaj edhe është nisur një iniciativë për përkrahjen e tij, të cilën e kanë nënshkruar 489 persona, të gjithë të afërt me regjimin. Kjo e ka bërë Vuçiqin edhe më të dyshimtë në sytë e publikut. Për fund: Vuçiqi ka sunduar me ndihmën e grupeve kriminale në ekonomi, në politikë, në sport.

Më vonë ka dashur t’i heqë qafe, Por sah ata po ia kthejnë goditjen. Po të ishte Serbia shtet ligjor, Vuçiqi do të duhej të arrestohej për lidhjen me bandën kriminale të Belivukut”, potencon ai.

Sipas profesor Krasniqit, Vuçiq mund të arrestohet pasi ti ketë humbur zgjedhjet, sikurse Sllobodan Millosheviç.

“Besoj se kjo do të ndodhë më vonë, kur t’i humb zgjedhjet. Siç ndodhi me Millosheviqin, që kur i humbi zgjedhjet, u arrestua dhe mandej u dërgua në Hagë. Para se të ndodhë kjo me Vuçiqin, pritet të ndodhë me Millorad Dodikun në Bosnje.

Nëse ai vazhdon të mohojë gjenocidin në Srebrenicë, do të arrestohet, sepse sot ka hyrë në fuqi ligji që parasheh arrestim e burgim për çdo person që e mohon atë gjenocid.

Pra, gjasat janë se po fillon çmontimi i kamarillës kriminale që e sundon Serbinë dhe po i mban peng edhe Bosnjen, Kosovën e Malin e Zi. Sidoqoftë, lufta e regjimit me bandat në Serbi gjithmonë është dramatike.

Pse? Sepse bandat janë nganjëherë më të forta se sa shteti, natyrisht kur njerëzit e regjimit janë të bashkuar me bandat, siç është edhe rasti i fundit. (28 korrik 2021)”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat