Muhaxheri thotë se po kërcënohen me arrestime zyrtarët e tij

Aktuale

Muhaxheri thotë se po kërcënohen me arrestime zyrtarët e tij

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 22:44
Gazmend Muhaxheri

Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri ka folur për arrestimet që janë bërë në Komunën e Pejës, për të cilat thotë se ka humbur siguria juridike për zyrtarët e shërbyesit civil.

Muhaxheri tha se edhe zyrtarët e tjerë të komunës kanë filluar të kërcënohen se do të arrestohen nga Prokuroria.

“Unë asnjëherë sjom mundu me interferu në punën e organeve të drejtësisë, por me këtë spektakël të organizuar në këtë mënyrë, që i ngjan spektakleve të Prokurorisë të viteve 90-ta. Me shku me armë automatike edhe me arrest një gru në komunë, edhj me I thonë krejt televizorëve ‘hajdeni se po dojnë me kry këtë punë’. Atë ditë kur ti e ke filluar hetimet zyrtarisht, pra pa pas asnjë provë.

Tash normal kanë filluar me i kërcënu krejt zyrtarët edhe me thonë që kemi me ju arrest ma shumë, se na jemi qajo prokuroria.

Është hup siguria juridike dhe është një kërcënim darët për shërbyesit civil që mos me kry punë, tash rrini se për çdo vepër tash kemi me ju hetu”, tha Muhaxheri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat