E tmerrshme/ Njihuni me strategjinë e Edi Ramës për të sjellë Serbinë midis Shqipërisë

Aktuale

E tmerrshme/ Njihuni me strategjinë e Edi Ramës për të sjellë Serbinë midis Shqipërisë

Nga: N.Sh. Më: 3 gusht 2021 Në ora: 12:53
Aleksandar Vuçiq, Edi Rama dhe Zaev

Ditët e fundit në Shqipëri ndodhën disa zhvillime interesante.

Njëherë ishte kryeministri Edi Rama që nënshkroi një marrëveshje në Shkup me Aleksandër Vuçiqin dhe Zoran Zaevin për Ballkanin e Hapur, që ka të bëjë me lëvizjen e lirë të mallrave, e pastaj edhe skandali tjetër ku në plazhet e Shqipërisë u dëgjua muzikë serbe.

Muzika serbe ishte provokim për shqiptarët, pasi dëgjohej duke kënduar gruaja e kryekriminelit që kreu masakra në Kosovë, Arkanit.

Për këtë zhvillime ka reaguar prof. Dr. Binak Maxharraj, i cili ka kritikuar ashpër Edi Ramën.

Ai thotë se Shqipëria sot ia ka kthyer shpinën Kosovës dhe ka përqafuar Serbinë.

“Sot Shqipëria pa fije turpi ia ka kethyer shpinën vellazerve te vetë në Kosovë, që as me sy nuk don me i pa, dhe është përqafuar me Serbinë, me çetniket e Drazha Mihajloviqit të tipit Aleksandër Vuqit dhe Ivica Daçiq”, shkruan Maxharraj në facebook, përcjell gazeta “Bota sot”.

Maxharraj shkruan se, kjo strategji e rreshtimit të gabuar të Shqipërisë do sjellë depertimin e Serbisë, në tokat shqiptare.

Shkrimi i plotë:

SHQIPËRI E MJERA SHQIPËRI NJËHËRË TË MORI TURKU E TASH SERBI.

/Që nga Durrsi, Shengjini e deri te gjiri i Lazërit jehonë kenga dhe muzika serbe/

Po e nisi këtë shkrim me disa vargje të poetit tonë Pashko Vasa në shenjë proteste për gjendjën ne te cilën sot u soll Shqiperia.

“O moj Shqypni, e mjera Shqypni,

Kush te ka qitë me krye n'hi?

Ti ke pas kenë një zojë e randë,

Burrat e dheut të thirrshin nanë.

Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

Po sikur lisi i rrxuem përdhe,

Si mal me borë, si fushë me lule

Ke pas qenë veshun, sot je me crule”.

Pashko Vasa.

Më së miri edhe sot pas një shekulli gjendjën e tashme në Shqipëri e ilustrojnë vargjet e Pashko Vasa Shkodranit. Sot Shqipëria është katandisë keq politikisht, e mbushur me hajni, plaçkitje dhe korrupsion, nga as kush tjëtër pos nga vetë krerët e shtetit të cilët nuk po ua dinë fundin pasurisë se vjedhur, kurse nga ana tjetër populli nga varferia po ik jashtë Shqipërisë.

Sot Shqipëria e këtyre hajnave dhe plaçkitesve shtetëror po e ndryshon edhe politikën gjestrategjike të kethyer kah lindja, kah pansllavizmi i cili është i njohur si vrastare dhe përqarëse e  shqiptarëve.

Sot Shqipëria pa fije turpi ia ka kethyer shpinën vellazerve te vetë në Kosovë, që as me sy nuk don me i pa, dhe është përqafuar me Serbinë, me çetniket e Drazha Mihajloviqit të tipit Aleksandër Vuqit dhe Ivica Daçiq.

Sot Shqipëria lidhë mareveshje të turpshme antishqiptare me Serbinë si njefar Mini Shengen” e tash i përkëthyer ne Ballkani i hapur, që do të thotë e njëjta gjë por me një petkë tjetër.

Kjo strategji e rreshtimit të gabuar të Shqipërisë do sjellë depertimin e Serbisë, te kaluroi si të dojë në tokat shqiptare që dikuar as me luftë nuk ka mujt me i pushtu.

Ngadal kjo të qon deri të formimi i një Jugosllavije të re me Shqipërinë brenda saj që dikuar as Enver Hoxha një gjë të këtillë nuk e kishte pranu kur Tito donte ta gllabëronte Shqipërinë.

Sot asaj lirëshem Serbisë fshiste dhe çetnikeve serb u mundësohet të lëvizin nepër trojet arbnore duke i shfrytezuar asetet më të rëndësishme të Shqipërisë.

Kurse nga ana tjetër Shqipëria i venë trerë dhe barijera vellazerve të vetë në Kosovë që as me sy nuk don më i pa.

Është e pa qartë se pse futet një urrejtje e këtillë midis shqiptarëve për haterë të Serbisë dhe Edi Ramës.

Pse sot Shqipëria është më e afërtë me Serbinë se sa më Kosovën. Kjo është e tmershme, e mjerushme.

Oj Shqipëri, o e mjera Shqipëri ku je katandis kështu. Kah po e çojnë kështu, kah je tu shkuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat