“Motra ime nuk është punësuar, është ftuar të punojë- qysh e tek nuk e kam idenë”

Aktuale

“Motra ime nuk është punësuar, është ftuar të punojë- qysh e tek nuk e kam idenë”

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 13:07
Liburn Aliu

Suljota Aliu, motra e ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliut, ditë më parë është emëruar në Këshillin Drejtues të Odës së Farmacistëve të Kosovës, që është në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë.

Për emërimin e saj në këtë pozitë, Ministri Aliu në seancën e sotme të Qeverisë ka thënë se ajo nuk është punësuar, por është ftuar që ta marrë atë detyrë.

Ministri Aliu ka përsëritur se ai nuk e ka idenë se si ka ardhur motra e tij në këtë pozitë.

Ai është shprehur se motra tij Suljota Aliu është farmaciste me profesion, e specializuar në farmacinë klinike, duke thënë se në Kosovë janë vetëm 90 persona që kanë këtë pozitë.

“Gjasat që ajo mund të jetë pjesë e atij komisioni janë të mëdha. Ky nuk ka qenë punësim, është ftu dhe e ka marrë atë detyrë. Qysh është ftu nuk e kam idenë, ndoshta këtë mund ta sqarojnë ata të Odës së Farmacistëve”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat