‘Loja e Vuçiqit’/ Reagon Shaip Kamberi: Ja çfarë fshihet pas padisë së presidentit serb!

Aktuale

‘Loja e Vuçiqit’/ Reagon Shaip Kamberi: Ja çfarë fshihet pas padisë së presidentit serb!

Nga: A.M Më: 3 gusht 2021 Në ora: 15:23
Aleksandër Vuçiq

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar pas padisë që presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka ngritur ndaj vetes.

Kamberi tha se kjo padi po dëshmon se shkatërrimi i insititucioneve mbetet disciplina e vetme në të cilin klani progresist i A. Vuçiqit është i suksesshëm.

“Një lojë me insitucionin e gjyqësorit, për të simuluar shtetin juridik, në të vërtetë paraqet degradimin e radhës të kësaj dege të rëndësishme të pushtetit në stilin e proverbit serb: “Kadija te tuži - Kadija te sudi” (Kadiu të paditë - Kadiu të gjykon)”, shkroi Kamberi në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Se shkatërrimi i insititucioneve mbetet disciplina e vetme në të cilin klani progresist i A. Vuçiqit është i suksesshëm, dëshmon edhe padia e fundit e nënkryetarit të Këshillit Qendror të SNS, Milosh Vuçeviq, pikërishtë ndaj shefit partiak dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Një lojë me insitucionin e gjyqësorit, për të simuluar shtetin juridik, në të vërtetë paraqet degradimin e radhës të kësaj dege të rëndësishme të pushtetit në stilin e proverbit serb: “Kadija te tuži - Kadija te sudi” (Kadiu të paditë - Kadiu të gjykon).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat