Historia e ushtarit, që ia vran gruan dhe vajzën, u bë nënë e baba për djalin e mbetur

Aktuale

Historia e ushtarit, që ia vran gruan dhe vajzën, u bë nënë e baba për djalin e mbetur

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 22:36
Bajrush Ukismajli

Ndonëse kanë kaluar më shumë se dy dekada nga lufta e fundit në Kosovë, Bajrush Ukismajli ende i vuan pasojat e asaj kohe. Dhimbja e tij është e freskët për gruan dhe vajzën 8-vjeçare, të cilat ia vranë serbët, dhe për jetën thotë se nuk u tregua aspak e drejtë me të.

“Dy ditë ka nejt xhenazja atje në dhe, shkojsha e kqyrsha në sabah, në akshom u kthejsh. Tani shkum me do kusheri me do kuaj me i marr kufomat dhe i varrosë këtu në varreza”,- u shpreh Ukismajli.

Pas kësaj, të gjitha përgjegjësitë e punët e shtëpisë i mbetën zotëri Bajrushit.

” Mu ka dasht me gatu, vishin njerzit prej vendeve të ndryshme më vetshin allahile mos e ki një kashore bukë a unë isha kisha nevojë për veti se gruja mu kish vra, qika mu kish vra”, tha tutje ai.

Ndërsa, qetësinë shpirtërore e gjen në vendlindjen e tij, nga e cila nuk largua as gjatë luftës, dhe në të cilën mbeti vetëm me djalin e vogël.

Megjithëkëtë, mendja i kishe shkuar që të martohej sërish, pasi që kishte mbetur i ve në moshë të re.

Pavarësisht asaj që ka kaluar deri tash, dashuria për atdheun e mirënjohja për vendlindjen e shtëpinë janë të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat