Kritikohet Edi Rama, ja çfarë po bën me Serbinë

Aktuale

Kritikohet Edi Rama, ja çfarë po bën me Serbinë

Nga: A.M. Më: 6 gusht 2021 Në ora: 10:03
Edi Rama

Opinonisti Skënder Sadri Kapiti ka bërë një reagim për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.

Ai ka thënë se komunizmi është fatkeqësi e madhe kombëtare.

“E keqja  e madhe në Shqipëri dhe për Shqipërinë e për Kosovën kanë qenë e vazhdojnë që të jenë  komunizmi, komunistët dhe rilindasit komunistë  të Edi Ramës si brezi i ri apo njeriu i ri si produkt  i edukimit e të frymëzimit marksist-leninist”, ka thënë ai.

Reagimi i Kapitit:

Komunizmi, kjo fatkeqësi e madhe kombëtare. E keqja  e madhe në Shqipëri dhe për Shqipërinë e për Kosovën kanë qenë e vazhdojnë që të jenë  komunizmi, komunistët dhe rilindasit komunistë  të Edi Ramës si brezi i ri apo njeriu i ri si produkt  i edukimit e të frymëzimit marksist-leninist. Komunistët shqiptarë i bashkoi në Partinë Komuniste Shqiptare Miladin Popoviçi në vitin 1941, i bashkoi përsëri në revulucionin antishqiptar të vitit 1997 Millosheviçi, i bashkoi socialkomunistët   e Partisë Socialiste me ata të Lëvizjes Socialiste për Integrim  Tadiqi në vitin 2013, dhe po i bashkon tani edhe Vuçiçi e Bregoviçi si gjithmonë grusht-bashkuar me Serbinë  edhe në “Ballkanin e Hapur”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat