IKShPK apelon për kujdes ndaj ushqimeve të prekura nga minjtë

Aktuale

IKShPK apelon për kujdes ndaj ushqimeve të prekura nga minjtë

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 13:02
Foto ilustrim

Ballina

Lajme

Emisione

Video Lajme

Sport

Skema Programore

IKShPK apelon për kujdes ndaj ushqimeve të prekura nga minjtë

 21 mins më parë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka apeluar për kujdes ndaj përdorimit të ushqimeve të ekspozuara ndaj minjve, pasi mund të sëmureni me ethe të minjve.

Këtë apel IKShPK e ka bërë përmes një postimi në Facebook.

“Prindër të nderuar! Kujdesuni për fëmijët tuaj! Ruani ushqimet nga minjtë! Mos përdorni fruta mali të palara sepse mund të sëmureni nga ethet e minjve! KUJDES!”, ka shkruar ky institut në Facebook.

“Burimi i infeksionit janë minjtë. Sëmundja përhapet me ushqim, me aerosole dhe me kontakt. Rastet me ethe hemorragjike me sindromën renale sporadike janë të palidhura mes veti dhe nuk ka ndonjë shpërthim epidemik mes tyre, por pakujdesi gjatë ruajtjes së ushqimit dhe konsumimi i manave të palara mund të shkaktojë sëmundje vdekjeprurëse”, ka shkruar IKShPK në Facebook.

Në organizmin e njeriut sipas IKShPK shkaktari hyn përmes tri portave hyrëse: trakti respirator, trakti tretës dhe përmes lëkurës.

“Trajtimi i sëmundjes bëhet me sukses të plotë në Klinikën Infektive në qoftë se paraqiten me kohë. Po qe se të sëmurët kërkojnë ndihmë me vonesë paraqiten komplikime, e që mund të bllokohen veshkat”, ka shtuar ky institut.

Masat parandaluese të cilat i ka publikuar IKShPK për parandalimin e sëmundjeve të minjve janë:

1. Pengimi i futjes së brejtësve në shtëpi dhe stane.

2. Ruajtja e ushqimit nga ekskretet e brejtësve.

3. Përpunimi termik i artikujve ushqimor të dyshimtë

4. Frytet e pyllit mos të konsumohen pa u pastruar

5. Djathit të freskët t’i shtohet kripë dhe mos tē konsumohet si i freskët nëse dyshohet se është kontaminuar

6. Gjatë punës në fushë të punohet me maska nëse vërehet shtim të brejtësve

7. Larja e duarve me ujë dhe sapun te kosarët dhe punëtorët tjerë të fushës para ngrënies

8. Mos hidhni mbeturina kudo

9. Të bëhet klorimi i ujit të pijes

10. Zhdukja e vatrave natyrore të brejtësve

11. Dezinfektimi i sipërfaqeve të kontaminuara nga ekskretet e brejtësve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat