“Oligarkë që nuk kanë fe e kombësi”/ “Zbulohet” kush qëndron prapa “Open Ballkanit”

Aktuale

“Oligarkë që nuk kanë fe e kombësi”/ “Zbulohet” kush qëndron prapa “Open Ballkanit”

Nga: N.Sh Më: 6 gusht 2021 Në ora: 14:04
“Open Ballkan”

Publicisti dhe gazetari Emin Azemi, përsëri ka reaguar për marrëveshjen e nënshkruar nga Zoran Zaev, Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiq në Shkup të quajtur “Open Ballkan”.

Azemi përmes një shkrimi në Facebook thotë se, prapa kësaj iniciative qëndrojnë oligarkë të të gjitha ngjyrave që nuk kanë fe e komb.

Sipas tij, ata e njohin paranë si fe e komb, duke shtuar se një pjesë e tyre janë financues të medieve.

“Të gjithë këta bashkë kanë edhe një target sulmi-Albin Kurtin, sepse ky i fundit nuk po pranon që Kosova të jetë pjesë e OPEN BALKAN”, shkruan Azemi, përcjell gazeta “Bota sot”.

Shkrimi i plotë:

Fillimisht nuk e kuptoja se pse ka një hezitim në Prishtinë për ta kritikuar iniciativën OPEN BALKAN, por pastaj i rashë në fije. Në fakt pro kësaj iniciative janë oligarkët e të gjitha ngjyrave, të cilët nuk kanë fe e kombësi. Ata vetëm paranë e njohin si komb e fe. Meqë një pjesë e madhe e oligarkëve janë edhe financues të mediave, nuk është zor me e kuptue se pse këto media heshtin, ose bëhen sikur nuk po marrin vesh se kush fiton e kush humb me OPEN BALKAN.

Të gjithë këta bashkë kanë edhe një target sulmi-Albin Kurtin, sepse ky i fundit nuk po pranon që Kosova të jetë pjesë e OPEN BALKAN.

Kurti po ua kop zemrën kopilave të oligarkëve... Mund ta imagjinoni se si zihet e përzihet një kopil i tillë i cili taxhinë e oligarkëve e han dhe e përtyp, kurse tepricën e vjell në formë të kritikës ndaj Kurtit....

Pra, meqë ra fjala, mjafton ta dimë nga na vjen e keqja, sidomos kur ajo tolerohet nga ata që kanë lidhë kumbari me djallin e zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat