Këto janë pasojat e zjarreve në Bjeshkët e Nemuna

Aktuale

Këto janë pasojat e zjarreve në Bjeshkët e Nemuna

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 14:06
Bjeshkët e Nemuna

Zjarret në Shtupeq të Bjeshkëve të Nemuna kanë lënë pas pjesë të mëdha të maleve të shkatërruar tërësisht.

Ditën e premte ka pasur vetëm disa vatra të vogla zjarri. Edhe pse me intensitet të zvogëluar, zjarre në këtë fshat ka pasur edhe ditën e premte.

Për shuarjen e zjarreve në këtë lokacion, përveç zjarrfikësve janë angazhuar edhe policë, pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ushtarë të misionit të NATO-s të cilët kanë hedhur ujë me helikopterë, si dhe banorë lokalë.

Image

Disa foto të marra nga droni në Shtupeq tregojnë për shkatërrimin që zjarret lanë pas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat