MPJ: Ambasadorët e shkarkuar kthehen në fund të muajit

Aktuale

MPJ: Ambasadorët e shkarkuar kthehen në fund të muajit

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 20:18
Donika Gërvalla

Fundi i këtij muaji është afati kur 12 ambasadorët e Kosovës nëpër vende të ndryshme të botës të shkarkuar në maj të këtij viti të kthehen në vend.

Ndërkohë zëvendësimi i tyre tashmë është çështje ditësh.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme në një përgjigje, thuhet se ky proces do të mbyllet brenda pak ditësh.

Në Grupin për Studime Juridike dhe Politike që e kanë përcjellur këtë proces diplomatik, kërkojnë nga ekzekutivi që emërimet e reja të jenë me integritet të lartë profesional dhe të mos jenë të lidhur me parti politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat