​Rreth 2 mijë euro i kushtoi buxhetit të shtetit fotografimi dhe pasaportat diplomatike të deputetëve

Aktuale

​Rreth 2 mijë euro i kushtoi buxhetit të shtetit fotografimi dhe pasaportat diplomatike të deputetëve

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 14:59
Kuvendi i Kosovës

Fotografimi i deputetëve dhe sigurimi i pasaportave diplomatike për disa nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, i kushtuan buxhetit të shtetit 1 mijë e 720 euro.

Në raportin që e ka siguruar KosovaPress, për shpenzimet e Kuvendit për gjashtëmujorin e parë për vitin 2021, shihet se vetëm fotografimi i deputetëve për regjistrimin e tyre për legjislaturën e tetë, i kushtoi legjislativit mbi 400 euro.

Ndërsa, pagesa për sigurimin e pasaportave diplomatike për deputetët e rinj të Kuvendit, i kushtoi buxhetit të shtetit rreth 1 mijë e 220 euro.

Legjislatura e tetë e Kuvendit të Kosovës është konstituar më 22 mars të vitit 2021, ndërsa këtë javë përfundon sesioni pranveror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat