Pacolli pas zjarrit mbi Kalimash:Lutemi për vëllezërit dhe motrat tona!

Aktuale

Pacolli pas zjarrit mbi Kalimash:Lutemi për vëllezërit dhe motrat tona!

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 23:03
Behgjet Pacolli

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, bashkëndjen me banorët e Shqipërisë.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai postoi një fotografi të Kalimashit, ku shihet se si zjarri ka kapluar zonën e atij vendi.

“Forcat e Shqipërisë dhe të Kosovës janë përqendruar në zonën e tunelit të Kalimashit, ku si pasojë e erërave të forta dhe terrenit, zjarri është përhapur drejt fshatit Shëmri”.

“Lutemi për vëllezërit dhe motrat tona!”, ka shkruar Pacolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat