Ja sa ka kolona për të hyrë në Kosovë

Aktuale

Ja sa ka kolona për të hyrë në Kosovë

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 16:46
Ilustrim

Bashkatdhetarët që tashmë kanë marrë rrugën për në vendlindje po presin rreth gjysmë orë në kufirin e Merdarës e ata që I kanë përfunduar pushimet po detyrohen të presin deri në 3 orë për të dalur nga Kosova. Kolona në këtë pikë kufitare është rreth 1 mijë metra, njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Më pak pritje ka në pikën kufitare të Mutivodës, Jarinjes e Dheut i Bardhë. Në këto vendkalime kufitare pritjet për hyrje-dalje po zgjasin deri në gjysme ore.

Ndërkaq në rrugët e Kosovës çdo herë e më shumë po shihen vetura të modeleve të reja që po qarkullojnë nëpër vende të ndryshme, e këto vetura po vijnë më së shumti nga diaspora.

Sipas një raporti të publikuar ditë më parë thuhet që 100 mijë vetura kanë ardhur nga diaspora, vetëm muajin e kaluar.

Kurse 340 mijë mërgimtarët kanë hyrë në Kosovë gjatë muajit korrik përmes transportit ajror

E prej janarit deri në gusht të 2019-tës, kanë hyrë në mbi 300 mijë vetura nga diaspora në Kosovë, thuhet në  raportit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat