Mund të votoni me letërnjoftim pa afat në zgjedhjet lokale

Aktuale

Mund të votoni me letërnjoftim pa afat në zgjedhjet lokale

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 15:48
Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka marrë vendim që të pranohen për identifikim të votuesve, edhe letërnjoftimet me afat të skaduar

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me shumicë votash, mori vendim që të pranohen për identifikim të votuesve edhe letërnjoftimet e Republikës së Kosovës të cilave u ka skaduar afati. Ky vendim i KQZ-së vlenë edhe për procesin e regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës, por edhe për identifikimin e votuesve në ditën e zgjedhjeve më 17 tetor dhe në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave”, ka deklaruar Elezi.

Elezi tha se ky vendim i KQZ-së vjen duke u mbështetur në vendimin e Ministrit të Punëve të Brendshme për zgjatjen për 6 muaj të afatit të përdorimit të letërnjoftimeve për shtetasit e Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat